Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Demhasaj: Traktorët që shiten në treg me çmim 25-30 mijë euro, Ministria i bleu me 50 mijë deri 100 mijë euro

    25/02/2021 | 22:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Arton Demhasaj nga Organizata Çohu thotë se kanë bërë dy hulumtime në lidhje me keqpërdorimet në bujqësi.

    Ai në “Debat Plus” thotë se Ministria e Bujqësisë ka vendosur kritere aq shumë të ashpra sa që sipas tij bujqit e vërtet nuk kanë mundur të aplikojnë.

    “Dyshimet janë që zyrtarët që punojnë në Ministrinë e Bujqësisë kanë ndërtuar kompani për të bërë këso projekte në mënyrë që bujqit të përfitojnë grantet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Drejtori i “Çohu” ka thënë se keqpërdorime të mëdha janë bërë edhe me çmimin e traktorëve.

    “Një traktor me pajisje përcjellëse që çmimin në treg e ka pasur 25-30 mijë euro, vlera e blerjes nga Ministria ka shkuar nga 50 mijë deri në 100 mijë euro”.

    Demhasaj thotë se edhe shpërndaja e traktorëve është bërë në baza elektorale.

    Ai thotë se traktorët janë shpërndarë në ato komuna që nuk shquhen për zhvillim të bujqësisë e janë lënë anash komunat që njihen për zhvillim të bujqësisë./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.