Pavarësisht fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur t’i marrë mbi 50 deputetë, çështja e Presidentit mbetët e pa arritshme nëse opozita nuk i ofron këto vota.
Kështu thotë njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, në një intervistë për GazetaBlic.
Sipas tij, Vetëvendosje nuk mund të krijoj shumicën e nevojshme të votave edhe me komunitetin jo serb.
“Përderisa po flasim për numra dhe 56 deputet në bazë të rezultatit aktual që ka Vetëvendosja e cila mund të shkojë edhe në 58 me votat e diasporës, prap nuk është një shumicë e nevojshme dhe me të gjitha votat e komunitetit jo serb, pra edhe me komunitetin jo serb nuk mund të krijohet shumica e nevojshme dhe domosdoshmërisht ka me pas nevojë Vetëvendosja për votat e partive opozitare”, thotë Demhasaj.
Derisa shton, se ka dyshime nëse LDK-ja do të votoj ose do të krijoj kourum për Osmanin presidente, ndërsa për PDK-në shprehet i bindur se nuk do t’i ofrojnë Osmanit këto vota. Demhasaj në intervisten për Gazeta Blic, thotë se mundësia është që VV-ja të krijoj marrëveshje me AAK-në edhe për të krijuar kourum por edhe për zgjedhjen e presidentit.
“Në këtë aspekt kam dyshime që LDK-ja do të jep votë ose do të krijoj kourum për Osmanin me zgjedh presidente e njëkohësishtë PDK-ja jo se jo, përshkak se VV-ja është ajo që e ka penguar zgjedhjen e presidentit të PDK-së dhe mundësia është që ndoshta do të ketë VV marrëveshje me AAK-në edhe për me kriju kourimin por edhe për me zgjedh presidentin dhe me pas një qeverisje më stabile”, thotë ai.