Po vazhdon numërimi dhe konfirmimi i votave të kandidatëve për deputetë kudo në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës pas rezultatit zhgënjyes që ka marrë në zgjedhjet e së dielës, tashmë është në fund të procesit për të mësuar emrat e deputetëve në legjislaturën e ardhshme.
Aktualisht janë pesë kandidatë që kanë marrë votat e mjaftueshme për deputetë. Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj dhe Hykmete Bajrami kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputetë.
Afër konfirmimit janë edhe Anton Quni, Ekrem Hyseni e Marigonë Geci e Vlora Dumoshi.