Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Daka: Prokuroria Speciale po heton disa prej votave nga diaspora

    22/02/2021 | 14:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës lidhur me ecurin e numërimit të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Me këtë rast ndër të tjerash, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se Prokuroria Speciale është duke bërë hetime për disa vota nga diaspora.

    “Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora dhe përderisa prokuroria nuk del me njoftim, as unë nuk mund të bëjë njoftim sepse nuk mund të përzihem në hetimet që janë duke u bërë”, tha Daka.

    Valdete Daka shtoi se deri në momentin kur Prokuroria nuk del me një njoftim lidhur me këtë, nuk ka të drejtën të përzihet në hetime të cilat po zhvillohet nga Prokuroria Speciale.

    Ndryshe në mbledhjen e sotme të KQZ-së, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve kanë bërë të ditur se janë afro 500 vendvotime të cilat do të duhet të rinumërohen.

    Sipas të njëjtëve arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me gabimet që janë bërë në kuadër të procesit të bartjes të formularëve.

    “Arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime)”./Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të nivelit botëror në Kampusin e Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi
    • Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – Policia jep detajet
    • E martë e vranët, herë pas here del dielli
    • Shi e borë, parashikimi i motit për nesër
    • Nga mërgimi në front: rrugëtimi i Agim Islamit, një jetë e lidhur me idealin e lirisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.