Një dhuratë tejet e duhur është bërë nga dy bashkatdhetarë që jetojnë jashtë vendit për personat me nevoja të veçanta dhe shoqatën HENDIKOS në Vushtrri.
Janë Rrahim dhe Rukije Hasani që kanë bërë donacion për shoqatën në fjalë 23 karroca për persona me nevoja të veçanta nga komuna jonë.
Këtë e lajm e ka ndarë edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka falënderuar donatorët.
Postimi i plotë i Tahirit:
Bashkatdhetarët tanë Rrahim Hasani dhe znj. Rukije Hasani, kanë dhuruar donacion për shoqatën Handikos – Vushtrri 23 karroca për personat me nevoja të veçanta!
Donatorët urojnë dhe besojnë se kjo ndihmë sadopak do t’ua lehtësojë jetën personave me nevoja të veçanta.
Në emër të donatorëve falënderojmë edhe Komunën e Vushtrrisë (Kabineti Kryetarit Tahiri), që lehtësoi procedurat doganore dhe Arianit Jashari, i cili koordinoi punët në mes institucioneve, donatorëve dhe transportit “Ilirija”!
Faleminderit të gjithëve për kontributin dhe në veçanti Donatorëve për këtë donacion shumë të nevojshëm dhe bujar!
Secili nga ne kemi nevojë për njeri-tjetrin, andaj së bashku mund ta bëjmë jetesën më të lehtë dhe më të mirë!