Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar dy partitë, Lëvizjen “Vetëvendosje” dhe PDK-në.
Sipas tij, këto subjekte politike janë “i njëjti brum”.
“Ata që i kemi lëvizë ne, ai ju ka dhënë mirënjohje dhe pas një kohe ata ju kanë bashku listës së PDK-së. Pra këta janë të njëjtit, janë i njëjti brum.
Prandaj, këto zgjedhje janë dy opsione, është LDK me burra dhe gra, djem e vajza, që janë pjesë e listës; ushtarakë, doktor, akademik… edhe këta tjerët që s’ofrojnë asnjë gjë. Një listë me tana ekstremizmit e mundshëm dhe opsionin e LDK-së”, ka thënë Hoti gjatë një fushate në Dragash. /Indeksonline/