Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Artakolli nuk harron – 9 fshatra të këtij rajoni në përkrahje të Xhevahire Izmakut

    07/02/2021 | 12:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Xhevahire Izmakut po i kthehet në mbështetje dhe falënderim insistimi i saj vite më parë që një prej projekteve më të mëdha rrugore të realizohet në këtë pjesë.

    Janë 9 fshatra si Shallci, Vërnica, Rezniku, Pantina, Ashlani, Akrashtica, Shtitarica, Dolaku dhe Liqej që kanë rinkonfirmuar se do të përkrahin Xhevahire Izmakun në garën e saj për deputet në Zgjedhjet që do të mbahen më 14 Shkurt.

    Në këto fshatra Izmaku ka realizuar disa takime ku në secilën prej tyre qytetarët janë informuar për punën që deputetja në fjalë ka bërë gjatë tri mandateve të saj që të jetësoi projekte me interes për banorë të këtij rajoni.

    Për takimet ka njoftuar edhe vet Izmaku përmes llogarisë së saj në facebook.

    “Dega e Partisë Demokratike të Kosovës është mobilizuar në çdo nëndegë të saj. Në çdo fshat dhe në qytet. Shallci, Vërnica, Rezniku, Pantina, Ashlani, Akrashtica, Shtitarica, Dolaku dhe Liqej ishin fshatrat që vizituam këto dy ditë e fundit. Pamë angazhim me përgjegjesinë më të madhe për situatën në të cilën ndodhemi me pandeminë.” ka shkruar Izmaku.

    “PDK mbanë përgjegjësi për veprimet e saj, ndaj dhe qytetari na ka besuar dhe këtë besim do na e konfirmoj edhe njëherë me 14 Shkurt. ” shkruan Izmaku.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.