Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti e ka konfirmuar takimin me përfaqësuesin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkruan Indeksonline.
“Me sa di unë në agjendë e kemi edhe takimin me të, prandaj mund të them se po”, tha Kurti për rtv besa.
Gjatë javës së ardhshme, Lajçak përveç në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Kurti foli edhe për votat e diasporës që u refuzuan nga KQZ.
“Po e përcjellim me vëmendje të gjithë procesin dhe qartazi ka tendenca që fitorja jonë plebishitare sado pak të zvogëlohet mirëpo edhe vonesat edhe këto padrejtësi të vogla në dukjen teknike por që s’janë të tilla që po zhvillohen nuk do të mund ta ndalin ndryshimin e madh për të cilin ka votuar populli i Kosoës me 14 shkurt”.
“E falendëroj popoullin e Kosovës për transformimin që kanë bërë në këto zgjedhje”./Indeksonline/