Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendsoje, Albin Kurti thotë se referendumi kundë kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua.
Ai ka falenderuar edhe oponentët politik për garën fer dhe pa incidente, përcjellë Gazeta Blic.
Kurti shton se kjo është mundësia për ndryshim dhe që do i hakmerren askujt, por do ketë drejtësi.
“Zgjedhjet ishin referendum. Ky referendum kundër kapjes së shtetit e korrupsionit u fitua. Dua të falenderoj qytetarët që votuan, poashtu komisionerët e vëzhguesit. Dua të falenderoj mërgatën. Falenderoj edhe oponentët për garë fer dhe pa incidente. Nesër fillon një ditë e re, kjo fitore është mundësia për ndryshim. Nuk do hakmerremi ndaj askujt, por do kërkojmë përgjegjësi nga cdo kush”, deklaroi ai në konferencë për media.