Kandidati për deputet nga PDK, Menduh Abazi, gjatë mbrëmjes së djeshme ka takuar banorë dhe simpatizantë të PDK-së në fshatrat Vërrnicë, Reznik, dhe Shallc të rajonit të Çiçavicës.
Duke njoftuar për këto takime Abazi ka shkruar se brengat dhe keq-qeverisja në këto fshatra do të mund të reformohen vetëm me PDK-në.
“Politikat e mbrapshta të krijuara, pakënaqësitë dhe keq-qeverisja e deritanishme, ishin preokupimet e banorëve të këtyre fshatrave. Këto brenga do të reformohen vetëm me PDK-në. ” ka shkruar Abazi.
“Plani i #rimëkëmbjes do të kthej dinjitetin e të gjithëve, do të jetë këndellja e së ardhmës. Me mbështetjën, votën dhe vullnetin tuaj, pa lejuar asnjë lloj imponomi, së bashku do t’a #rimëkëmbim Kosovën. ” ka shkruar Abazi në fund.