Kandidati për deputet nga PDK, Menduh Abazi, ka shkruar fjalë të mëdha për programin politik dhe slloganin nën të cilin garon partia e tij në këto zgjedhje.
Ai ka shkruar se Rimëkëmbja nuk është thjesht program politik, por mirëqenie për qytetarin, dhe së cilës i kanë besuar mbarë Kosova dhe Vushtrria.
“Fitoren tonë nuk ka kush që e ndal! Rimëkëmbja nuk është thjesht program elektoral është mirëqenie për të gjithë qytetarët.” ka shkruar Abazi.
“Jemi bashkë për #rimëkëmbjen, për Vushtrrinë e për Kosovën.” ka shkruar ai.