Kandidatura e gazetarit Menduh Abazi po mirëpritet edhe në komunën fqinje të Mitrovicës.
Abazi sot ka takuar struktura dhe anëtarë të PDK-së në një tubim që u mbajt në qytetin e Mitrovicës ku pjesëmarrës ishin edhe shumë figura të tjera të këtij subjekti politik.
Abazi së bashku edhe kandidatin tjetër të PDK-së Bedri Hamzën kanë bërë edhe një parakalim rrugëve të qytetit të Mitrovicës, për të vazhduar pastaj me tubimin qëndror të PDK-së.
“Takime madhështore, biseda te jashtëzakonshme me njerëz të mrekullueshëm që anojnë në pashmangshmëri, qëndrueshmëri dhe natyrshmëri ndaj Partisë më të madhe në vend-PDK.” ka shkruar Abazi.