Menduh Abazi ka qenë mbrëmë pjesë e tubimeve që PDK ka mbajtur mbrëmë në 5 fshatra të komunës së Vushtrrisë.
Abazi ka shkruar se janë këto 5 fshatra që kanë vulosur fitoren e PDK-së në Vushtrri.
“Fitorja jonë u vulos mbrëmë në Mihaliq, Pestovë, Pasomë, Smrekonicë e Doberllukë. Mobilizim skajshmërisht i madh nga strukturat e partisë, e posaçërisht rinia aktive që po e pasuron PDK-në dita-ditës. ” ka shkruar Abazi.
“Falemnderit përzemërsisht të gjithve për kohën dhe mbështetjen e pakursyer në këto ditë. ” ka shkruar në fund ai.