Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e tri projekteve rrugore në vlerë 450 mijë euro.
Për nënshkrimin e marrëveshjes ka njoftuar kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, i cili ka dhënë edhe detaje për projekte rrugore që do të realizohen nga ky buxhet.
Postim i Plotë:
Mbi 450,000€ për asfaltim të rrugëve lokale në 13 fshatra në Vushtrri✌️👊
Sot, së bashku me ministrin e Infarstrukturës z. Arban Abrashi kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e tri projekteve në Infrastrukturën rrugore të disa fshatrave të Komunës sonë:
1. Asfatimi i rrugëve lokale në fshatrat: Studime e Epërme, Sllatinë, Stanofc i Epërm dhe Smrekonicë në vlerë 150,000€;
2. Asfaltimi i rrugëve lokale në: Reznik, Mihaliq, Strofc dhe Novolan në vlerë 130,000€ dhe
3. Asfaltimi i rrugëve lokale në: Maxhunaj, Ropicë, Vilanc dhe Samadrexhë, 180,000€.
Faleminderit ministër, urime qytetarë!