Në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 1021 raste të reja pozitive me koronavirus.
Rastet e reja janë nga testimi i 3897 mostrave. Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 103.327 raste pozitive me koronavirus ndërsa 1715 kanë vdekur.
Janë shëruar 66.309 persona, ndërsa janë 35.303 raste aktive. /GazetaSinjali/