Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste pozitive me COVID-19.
Sërish është regjistruar një numër i lartë fatalitetesh, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 19 humbje jete, duke e çuar numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 1 mijë e 775 që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68 mijë e 969 në total.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët nëntë pacientë janë të intubuar./TCH

