Milaim Zeka, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës ka reaguar për letrën të cilën lideri i VV-së, Albin Kurti ia ka dorëzuar gjykatësit francez, e ku ka kërkuar lirimin me kusht të Rexhep Selimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se Kurti me këtë veprim e ka dëmtuar rëndë Rexhep Selimin, shkruan lajmi.net.
Kjo pasi që sipas tij, ky është një veprim qesharak që mund të konsiderohet si presion dhe ndërhyrje në punën e gjykatës.
“E dyta, letra munde te konsiderohet politikisht pozitive nga bashkesia nderkombetare, pasiqe Albin Kurti, permes kesaje letre e pranon Gjykaten Speciale, te cilen gjithemone e ka mohuar. Njeriu nuk i drejtohet me leter nje institucioni qe nuk e njeh. Letra eshte deshmi e njohjes dhe bashkepunimit nga ana e Albin Kurtit me Gjykaten Speciale”, ka thënë Zeka.
Postimi i plotë:
Albin Kurti e ka demtuar rende Rexhep Selimin
Letra e Albin Kurtit, derguar gjykatesit francez, i cili e ka ne dore lirimin me kusht per t’u mbrojtur ne liri Rexhep Selimi dhe te tjeret, eshte nje gabim teper i madh i tij, veprim i cili e ka demtuar rende te akuzuarin ne fjale.
Albin Kurti, eshte dashur ta dije se veprimet e tilla jane qesharake, dhe perpos qe nuk kane asnje afekt pozitiv, munde te konsiderohen si presion dhe nderhyreje direkte ne punen e Gjykates.
Sipas burimeve te mia, i vetmi njeri per te cilin eshte diskutuar per lirimin e tije qe te mbrohet ne liri, eshte Rexhep Selimi. Prokuroria nuk ka ofruar asnje fakt, apo deshmi, qe Rexhep Selimi, direkt apo indirekt, ka ndikuar tek deshmitaret, apo ka penguar drejtesine ne grumbullimin e deshmive. Prandaj kjo leter, perpos qe eshte pertej logjikes normale te nje politikani, munde te kthehet si bumerang ndaje Rexhep Selimit.
E dyta, letra munde te konsiderohet politikisht pozitive nga bashkesia nderkombetare, pasiqe Albin Kurti, permes kesaje letre e pranon Gjykaten Speciale, te cilen gjithemone e ka mohuar. Njeriu nuk i drejtohet me leter nje institucioni qe nuk e njeh. Letra eshte deshmi e njohjes dhe bashkepunimit nga ana e Albin Kurtit me Gjykaten Speciale… /Lajmi.net/