Vushtrria gjatë ditës së sotshme ka regjistruar 9 raste të reja me Covid-19.
Kështu raporton IKSHPK për bilancin 24 orësh në mbarë komunat e Kosovës sa i përket Covid-19.
Ndërsa është raportuar edhe për 1 humbje jete ku bëhet fjalë për një person të moshës 70 vjeçare.
Raporti i IKSHPK-së me rastet sipas komunave të Kosovës:
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 154 raste, Pejë 2 raste, Drenas 8 raste, Gjakovë 2 raste, Lipjan 5 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 7 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste, Vushtrri 9 raste, Gjilan 22 raste, Prizren 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 8 raste, Kamenice 5 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 4 raste, Shtime 5 raste dhe me nga 1 rast komunat Malishevë dhe Obiliq.