Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare infermierja e Spitalit të Gjakovës, Vjollca Berisha.
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda”, ka njoftuar se në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë infermierja e këtij spitali, Vjollca Berisha, shkruan lajmi.net.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e spitalit, Berisha ka qenë e infektuar nga koronavirusi dhe ka ndërruar jetë tre ditë para se të pensionohej.
Njoftimi i plotë i spitalit:
Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha,
Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientave.
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voca nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.
Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!. /Lajmi.net/