Vushtrria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 5 raste pozitive me Covid-19.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të IKSHPK-së përkitazi me gjendjen e fundit me Covid-19 në vendin tonë.
Sipas vendbanimit 4 raste janë në Vushtrri, dhe 1 rast në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë.
Gjendja me Covid-19 sipas komunave me raste për 24 orë:
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë