Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shpend Ahmeti: BIK-u e varrosi gruan serbe që vdiq në Shtëpinë e Pleqve

    12/12/2020 | 19:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkësia Islame e Kosovës, në mungesë të një personi që t’ia kryente varrimin, ka marrë përsipër që ta t’ia organizojë procedurat mortore një gruaje të nacionalitetit serb, që kishte vdekur në Shtëpinë e Pleqve në kryeqytet.

    Një gjë të tillë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, teksa falënderoi BIK’un për organizimin e varrimit për gruan e ndjerë. Ai një falënderim të këtillë e shprehu përmes një cicërime.

    “Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin”, ka deklaruar Ahmeti.

    Në fund, ai ka lënë edhe një koment tjetër lidhur me veprimin e Bashkësisë Islame.

    “Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, ka deklaruar i pari i Prishtinës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.