Dy të dyshuar janë shoqëruar të mërkurën në stacionin policor në Obiliq, pasi kanë tentuar të udhëtojnë jashtë Kosovës me një fëmijë të moshës tre vjeçare, të cilin e kishin marrë nga nëna e saj pa e pyetur.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ata tentuan të dalin jashtë Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinje, ku edhe janë ndaluar, transmeton Klan Kosova.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.