Edhe “Posta e Kosovës” ashtu sikurse edhe Telekomi po përballen me probleme të rënda financiare.
“Gazeta Blic” nga burime të saj brenda Postës së Kosovës merr vesh se punëtorët e këtij institucioni akoma nuk i kanë marrë pagat e muajit nëntor.
Mëgjithëse pagat e punëtorëve në këtë institucion lëshohen zakonisht në ditët e para të muajit, ato akoma nuk janë alokuar në llogaritë bankare të punëtorëve ,megjithëse data sot shënon 12 dhjetor.
Gazeta Blic për ta pyetur më gjerësisht se pse nuk janë lëshuar pagat e punëtorëve dhe se kur pritet ato t’i marrin mjetet financiare, ka kontaktuar me Kryeshefin e Postës, Xhevdet Smakiqi.
“Punëtorë e Postës edhe të Telekomit rrogat nuk i marrin me rregull prej dy ose tre vitesh. Rrogat e punëtorëve të Postës për ata që janë në operativë dhe që punojnë vazhdimisht me konsumatorë i kanë marrë me datën 7 ndërsa pjesa tjetër nuk i kanë marrë për arsye se edhe kriza e Telekomit ka shkaktu vonesat e pagesave që na i kanë për shërbime edhe për qira , edhe jena në krizë të Pandemisë edhe të hyrat edhe planifikimi nuk është realizu qysh e kemi ba planin pë vitin 2020. Javën që vjen besoj so t’i ekzekuojmë edhe nuk besoj se ka ndonjë problem’ tha shkurt Smakiqi për Gazeta Blic.
Qytetarët e Kosovës dhe punëtorët e Postës në kohë kohë pandemie po përballen me të theksuara ekonomike, por e njëjta situatë nuk është për Drejtuesit e Postës.
Më 3 dhjetor 2020, në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës është vendosur t’iu rritet paga prej 30%, zyrtarëve të lartë të këtij institucioni.