Është pensionuar profesori i sociologjisë e filozofisë Tahir Krasniqi. Karieren ai e filloi në vitin 1980 si profesor në gjimnazin “Sami Frasheri” në Prishtinë, e më vonë fillon punen si sociolog në Qendren për punë Sociale në Vushtrri, ku për shumë vite ishte udhëheqës i shërbimeve profesionale në këtë qendër.
Duke qenë edhe familjarë me ish udhëheqësin dhe themeluesin e LDK-së në Vushtrri, profesorin Hajzer Krasniqi, Tahiri ishte krah i djathtë i tij si aktivist i dalluar asaj levizje në atë kohë, duke marrë pjesë në organizimin e mësimit paralel, organizimin e jetës edukative kulturore, ndihmën e rasteve të rënda sociale, trajtimin e të sëmurëve shqiptar jashtë vendit, aktivitetet e shoqates humanitare “Nena Terezë” etj.
Gjatë luftës së bashku me doktorin Safet Idrizi, me gjithë veshtirësitë disa herë u angazhuan në furnizimin me barna të Zonës Operative të Drenicës dhe popullatës së asaj ane.
Duke qenë se popullata kishte përjetuar një traumë kolektive, Tahir Krasniqi që tani doli në penision, pas luftës sherbeu për shumë vite edhe në rehabilitimin e njerzve me stres post traumatik, për cka edhe kishte kryer trajnime specializuese te vecanta nga profesorë eminent nga Kroacia. Një kontribut të vecantë dha edhe në themelimin shoqatës për persona me aftësi të kufizuara në Vushtrri “Handikos”, shoqatës së shurdhmemecëve në Vushtrri etj.
Që nga viti 2006 e deri tani në pensionim ushtroj detyren e drejtorit te Qendres për persona me prapambeturi mendore dhe mungesë në zhvillim. Edhe aty u shqua për përkushtim e zell maksimal, duke e shndrruar atë qendër në njëren nga më të mirat të kësaj natyre në nivel të Kosovës./Veriu.info/