Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyçi, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Bytyçi tha se mes partive po zhvillohet një lloj tregtie me postin e të parit të shtetit.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në mentalitetin arkaik të borxheve në politikë. Tuxharllëku i partive tjera politike për postin e presidentit, janë të pakuptimta, ne besojmë në parime dhe marrëveshje politike”.
Ai theksoi se nëse nuk ka marrëveshje duhet të shkohet në zgjedhje për çka PDK, është gjithmonë e gatshme.
“Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati!”.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës shtoi se kurdo që Lëvizja Vetëvendosje i sjell 40 nënshkrime, atëherë edhe PDK do ta përkrah rrëzimin e Qeverisë Hoti.
“*Përjashtim bën këtu situata kur 40 nënshkrime i sjellë VV në seancë për mocionin e votëbesimit. Atëherë, PDK do ta votoj rrëzimin qeverise duke ofruar 24 vota”.