Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mustafa: Të merresh me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është si të rrëshqasësh në gropë septike

    03/12/2020 | 12:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një deklaratë për lajmi.net i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të partisë së tij, Haxhi Avdyli, i cili dje e quante kreun e partisë si “komunist të fundit nga Ish-Jugosllavia deri tek ish-BRSS”.

    Këto komente i bënte pas një interviste televizive ku Mustafa tha se gjuha e Vjosa Osmanit ndaj tij dhe LDK-së ngjason me atë të zërit të popullit të diktatorit Enver Hoxha.

    “Komunist”, “ministër i fundit i krahinës socialiste të Kosovës”, e quajti dje deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, kreun e partisë së tij, Isa Mustafa, pas një deklarate të këtij të fundit për Vjosa Osmanin në një debat televiziv, shkruan lajmi.net.

    Duke iu referuar me cilësime të tilla, Avdyli tha se Mustafa po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar në SHBA, në vendin simbol të demokracisë.

    “Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri ish-BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, shkruante dje Avdyli.

    Mirëpo, një deklarate të tillë i është përgjigjur ashpër kreu i partisë, Isa Mustafa.  Për lajmi.net, kreu i LDK-së, ka thënë se për të nuk ia vlen të merret me deklaratat as të Haxhi Avdylit e as të Haki Abazit.

    Madje siç është shprehur ai, të merresh me ato se çka thonë këto dy personazhe, është si të bijesh në gropë septike.

    “Të merrem me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është njëjtë si me rrëshqitë në gropë septike”, ka deklaruar shkurt Mustafa për lajmi.net.

    Kjo përgjigje e Mustafës ka ardhur pas pyetjes së lajmi.net se si e sheh ai qasjen e një deputeti të partisë së tij, ndaj pikërisht kryetarit të subjektit.

    Ndryshe, pakënaqësitë e Haxhi Avdylit me udhëheqësinë e LDK-së kanë nisur qysh më herët pas përçarjeve të para të Vjosa Osmanit me Isa Mustafën, Agim Veliun dhe të tjerët.

    Avdyli është një nga deputetët që ka dalë kundër  shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në parti, e madje e ka përkrahur atë vazhdimisht dhe publikisht.

    Sidoqoftë, ani pse në të shumtën e rasteve Avdyli ka dalë kundër partisë së tij,  ai nuk ka vendosur ende ta lë LDK-në

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.