Fondi i Kursimeve Pensionale ka dhënë disa statistika të kontribuuesve në Trust.
Sipas statistikave janë 104 mijë kosovarë që kanë vetëm nga 100 euro në llogaritë e Trustit, që i bie se ata do të mund të tërheqin vetëm nga 10 euro.
12 mijë e 944 persona në Trust kanë mbi 20 mijë euro.
212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1 mijë euro në Trust.
194 mijë e 857 persona kanë nga 1 mijë deri në 5 mijë euro.
Në Trust nga 5 mijë deri në 10 mijë euro i kanë 74 mijë e 99 persona.
Ndërkaq nga 10 mijë deri 20 mijë euro i kanë 40 mijë e 440 persona.
Numri i përgjithshëm i kontribuuesve është 639 mijë e 264.
Statistikat e paraqitura janë deri më datën 30 shtator 2020.