Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 741 testime të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre 213 kanë rezultuar pozitivë.
Më shumë raste janë paraqitur në Shkup, e ndjekur nga Kumanova, Tetova dhe Kavadari.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 e kanë humbur betejën me koronavirusin 26 pacientë, mosha më e re e e tyre është 50 vjeç dhe më i moshuari një 89-vjeçar.
Ndërsa betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 632 persona.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer 365 mijë e 599 testime për COVID -19 dhe prej tyre janë prekur 73 mijë e 851 persona, janë shëruar 50 mijë e 046 prej tyre, ndërsa e kanë humbur jetë 2 mijë e 147 persona.
Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 21 mijë e 658./ALSAT