Infermieri i QKUK-së, Enlirat Duraku ka hyrë në ditën e 4-të të grevës.
Duraku i cili është edhe Sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Infermierëve dhe mamive, ka bërë të ditur sot se përkundër gjendjes jo të mirë shëndetësore ka hyrë në ditën e 4-të të grevës, transmeton Zeri.info.
Ai ka treguar tri kërkesat që ka për ministrin Armend Zemaj, u.d të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Bordin e SHSKUK-së.
“Edhe pse problemet shëndetësor kanë filluar, unë nuk nuk ndalem deri sa : Ministri, Armend Zemaj, SHSKU Valbon Krasniqi, Bordi i SHSKUK-së Të nënshkruajn :
1. Rritjen e pagesë së ndërrimeve të natës,
2. Pagesën e orëve shtesë dhe punës gjatë vikendeve,
3. Pagesën e rrezikshmërisë në punë,Edhe përkundër problemeve shëndetësor, ju premtoj që nuk do të ndalem, edhe nëse pasojat janë fatale”, ka shkruar Duraku në rrjetet sociale./Zëri