Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të gabuar votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Në një intervistë për OraNeës, ka thënë se këtë gjykatë, sipas tij, AAK në atë kohë s’e ka votuar, pasi që siç ka thënë Haradinaj, e njëjta do të duhej të ndodhej në Kosovë dhe jo në Hagë.
“Po, ka qenë gabim votimi i kësaj gjykate. AAK s’e ka votuar atë. Jemi zotu për me u zbardhur e vërteta, kemi kërkuar që ajo gjykatë të jetë në Kosovë. Votimi i saj ka qenë gabim i Thaçit, Veselit dhe PDK-së, pasi ata kanë pranuar me votu këtë gjykatë që ka shprehur direkt mos-besim në gjyqësor dhe shtetin e Kosovës dhe për çka është zhvendosur jashtë vendit. Kosova ka mundur të votojë një gjykatë të tillë, por vetëm në Kosovë. Udhëheqësit atëherë u dorëzuan gabim”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se kjo gjykatë s’duhet të luftohet politikisht, derisa ka shtuar se s’i frikësohet asaj.