Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me shefin e misionit të EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në vend dhe mbështetjen që ky mision i ofron institucioneve të vendit në tema të ndryshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.
“Pavarësisht situatës politike dhe asaj ekonomike, që është dëmtuar për shkak të gjendjes pandemike, sundimi i ligjit është prej elementeve kryesore të secilit vend demokratik, e që Kosova po e forcon çdo ditë e më tepër”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.