Gjashtë persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të tri veturave në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
“Sot në ora 08:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri automjete”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.