Klubi i Tifozëve Forca ka njoftuar se këtë të diele nga ora 16.30 do të mbahet mbledhja e kësaj tifozerie në të cilën janë të ftuar pjesëtarë të grupeve të ndryshem shoqërore.
Ftesa janë drejtuar tek futbollistë, ish-futbollistë, sportdashësh dhe asambleist që të jenë të pranishëm këtë të dielë që të gjendet një zgjidhje për situatën me klubin KF Vushtrria i cili gjendet në një gjendje mjaft të rëndë përshkak të rezultateve të dobëta.
“Ftojmë Forcashat, ish- Forcashat, asambleistët, ish-donatorët e klubit, lojtarët, ish-lojtarët, ish-trajneret, ata të cilët vetëm një herë e kanë djersitur fanellën e Klubit, ata të cilët kanë qenë edhe një herë të vetme në stadium, ai i cili e ndjen veten Vushtrrias, të vijnë në mbledhjen tonë dhe të diskutojmë hapat e mëtutjeshëm në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje për të dalur nga kjo situatë.” shkruan në njoftimin e “Forcës”.
“Është momenti i fundit që duhet të reagojmë, mos t’ia lojmë kohës sepse dikur do të jetë shumë vonë.” shkruan tutje në komunikatë.
Tifozët “Forca” kanë një kohë që po kërkojnë edhe shkarkimin e Drejtorit Bajrush Kajtazi, tani pronar i KF Vushtrria, për të cilin drejtojnë akuza në lidhje me gjendjen aspak të mirë në klub.