Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka quajtur diskriminuese pakon e tërheqjes së parave nga Trusti, sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Sipas BSPK-së, pakoja e Trustit Pensional është mjaft diskriminuese në disa sektorë.
“BSPK-ja konsideron se sipas Konventës (ILO – C100) së Organizatës Botërore të Punës, e miratuar në Pragë në vitin 1951, e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, respektivisht pakoja e Trustit Pensional është mjaft diskriminuese në disa sektorë. Edhe pse është një infuzion i vonuar për ekonominë tonë të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme të mos ketë diskriminime të tilla, në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagimin e BSPK-së. /Zëri