Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Bideni bëri thirrje infektologut amerikan Anthony Fauci që të vazhdojë ta kryejë punën e tij dhe të jetë këshilltar i përgjithshëm mjekësor në ekipin e administratës së re për luftën kundër Covid-19.
“I kërkova të qëndronte në të njëjtin funksion që ai ka qenë nën administrimin e disa presidentëve, ndërsa i kam ofruar që të jetë këshilltari im mjekësor, si dhe pjesë e ekipit të koronavirusit”, tha Biden, i cili zyrtarisht merr detyrën më 20 janar.
Ai theksoi se do të vaksinohet publikisht kur Fauci të konfirmojë se se vaksina është e sigurt.
“Është e rëndësishme që t’u shpjegohet qytetarëve amerikanë se ajo është e sigurt”, tha presidenti i ardhshëm amerikan.
Biden shtoi se sa të merr detyrën, do të lëshojë dekret për mbajtjen e detyrueshme të maskave në shërbimet federale dhe në transportin publik midis vendeve.
“Unë do të lus qytetarët që të mbajnë maska për 100 ditë. Jo përgjithmonë, por vetëm 100 ditë”, theksoi Biden.