Shoqatat “Bamirësia” dhe “Bereqeti” përmes aktivitetit të tyre të përbashkët kanë ndihmuar sot 104 familje me pako ushqimore dhe higjenike nga komuna e Vushtrrisë.
Prej tyre kësaj rradhe 50 pako ushqimore janë ndarë për familjet e komunitetit Rom dhe Ashkalinjë në fshatin Prelluzhë të komunës së Vushtrrisë.
“Sot nga shoqata humanitare ”Bamirësia” në bashkëpunim me shoqatën ”Bereqeti” – dega në Vushtrri janë shpërndarë 104 pako ushqimore. Kësaj rradhe me 50 pako ushqimore dhe higjienike e kemi ndihmuar edhe komunitetin rom – ashkali në fshatin Prelluzhë, ndërsa pjesa tjetër e pakove janë shpërndarë në qytet dhe fshatrat tjera të komunës tonë.” shkruhet në njoftimin e shoqatës “Bamirësia” në Vushtrri.