Kryeministri i vendit, ka folur para gazetarëve edhe për projektligjin për Buxhetin për vitin 2021, raporton Gazeta Blic.
Hoti tha se Qeveria e ka dorëzuar projektligjin e buxhetit në Kuvend, dhe tash do të kaloj nëpër komisionet parlamentare.
Ai tha se nuk kanë marrëveshje për projektligjin për buxhet.
Shefi i Qeverisë tha se ende nuk e kanë caktuar datën për një tryezë për postin e presidentit.
Sipas tij, çështja e presidentit nuk është urgjente, por është një çështje që ka kohë të flitet ditëve në vijim, raporton Gazeta Blic.
“Shpejt do të dakordohemi për tryezën e partive politike. Do të dakordohemi për çështjen e presidentit. Nëse s’ka marrëveshje, atëherë dakordohemi për datën e zgjedhjeve”, tha ai.