Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 780 gjoba për mosrespektim të masave kundër pandemisë.
Sipas raporteve të fundit të Policisë, mijëra qytetarë nuk po zbatojnë masat në fuqi, prandaj edhe numri i gjobave është i madh, njofton Klan Kosova.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në vazhdimësi po bëjnë thirrje për respektim të masave kundër COVID-19.