Vushtrria ka regjistruar 13 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që është raportuar edhe për një të vdekur nga Covid-19, ku bëhet fjalë për një person të moshës 61 vjeçare.
Prej rasteve sipas vendbanimit, 9 raste janë në Vushtrri, kurse 4 raste në fshatrat e komunës sonë.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 223 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Lipjan 22 raste, Prizren 22 raste, Istog 16 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 12 raste, Drenas 11 raste, Obiliq 11 raste, Klinë 9 raste, Malishevë 9 raste, Ferizaj 7 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 3 raste, Shtime 3 raste, Gjilan 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Junik, Kamenicë, Kaçanik, Viti dhe Zubin-Potok.