Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zemaj shkon në veri për të parë nga afër respektimin e masave anti-Covid

    29/11/2020 | 14:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, për të parë nga afër respektimin e masave anti-Covid gjatë zgjedhjeve për kryetar të komunës.

    Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut.

    Zgjedhjet në këto dy komuna po mbahen sipas rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    E për të parë nëse këto masa po respektohen, në Mitrovicën e Veriut ka shkuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar masat të cilat duhet të respektohen gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje.

    KQZ ka njoftuar se për të votuar duhet të mbahet maska mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, po ashtu duhet të mbahet distanca fizike prej 2 metrave, derisa qytetarët presin në radhë për të hyrë në vendvotim e po ashtu brenda vendvotimit.

    Gjatë hyrjes duhet të dezinfektohen duart, ndërkaq pas dezinfektimit të duarve duhet të prezantohet dokumenti i identifikimit duhet të hiqet maska mbrojtëse për t’u identifikuar nga anëtari i vendvotimit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.