Kuvendi Komunal i Vushtrrisë me anë të një votimi ka aprovuar draftet që i hapin rrugën emërimit të Teatri të Qytetit të Vushtrrisë, me emrin e aktorit Adem Mikullovci.
Me gjithë respektin për vlerat artistike të aktorit të ndjerë dhe kontributin e pashoq në vitet 90-të, ai asnjëherë nuk është mbajtur mend të shkruante një fjalë të vetme për qytetin e tij të lindjes, qoftë ta promovonte apo të merrte pjesë në ndonjë nga ngjarjet kulturore.
Mikullovci së fundmi në një nga emisionet televizive i thurrte elozhe Mitrovicës, qytetit ku jetoj, duke harruar faktin se një pjesë e madhe e familjes së tij të gjerë si “Muhaxherë” kishin ardhur mu në Vushtrri për të kaluar pastaj edhe në qytetin Industrial të Mitrovicës.
Në Vushtrri kanë lindur edhe Abdurrahman Shala, dhe Hazir Miftari, por që mbeten yje të shuara në mungesë të ekspozimit politik sikurse rasti në fjalë.