Këshilli i Stabilizim Asociimit ka mbajtur një takim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ku mes tjerash, është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Për këtë ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, përmes një postimi në “Twitter”.
Ajo theksoi se është e lumtur që u bisedua kjo temë nga Këshilli i BE-së, por që sipas saj kjo nuk është e mjaftueshme.
“I gëzohem faktit që Këshilli i Bashkimit Evropian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkruan Cramon në postimin e saj. /Zëri