Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi ka marrë një lajm të jashtëzakonshëm gjatë ditës së sotme (e enjte).
Sulmuesi prizrenas luajti 90 minuta në fitoren e djeshme të Kosovës 1:0 ndaj Moldavisë.
Ndërkaq sot, Muriqi është bërë baba për herë të dytë pasi bashkëshortja e tij, Edibja ka sjellur në jetë një tjetër fëmijë.
Këtë e ka bërë me dije vetë Edibja përmes rrjetit social “Instagram”.
Bëhet e ditur se gjinia e fëmijës së dytë të sulmuesit të Lazios është vajzë.