Ka vdekur sot make-up artistja kosovare Marigona Obertinca. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e saj, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, familja Obertinca ka njoftuar se vajza e tyre Marigona ka vdekur pas një sëmundje.
Ajo ka qenë make-up artiste e njohur në Kosovë.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame.
Më poshtë njoftimi i familjes për vdekjen e të bijës. /gazetametro.net