Presidenti amerikan Donald Trump e pranon për herë të parë fitoren e kandidatit demokrat Joe Bidenit. Ai me anë të një shkrimi në Twitter potencon që zgjedhjet presidenciale ishin manipuluar.
“Ai fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan. Në zgjedhje nuk u lejuan vëzhguesit dhe monitoruesit e votave”, shkruan Trump.
Kjo nuk është hera e parë që Trump reagoi në këtë mënyrë për rezultatin e zgjedhjeve presideniale të 3 nëntorit. Ai edhe më herët pati hedhur akuza për mashtrim, derisa pretendonte se shumë prej votave në kuadër të tij ishin “zhdukur”.
Akuzat për mashtrimin e zgjedhjeve u demantuan së fundmi nga zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane. Sipas komitetit ende nuk kishte prova që ndonjë sistem kishte fshirë ose edhe ndryshuar votat. Fitorja e Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane u projektua nga rrjetet televizive amerikane. Aktualisht Biden qëndron me 306 vota elektorale, derisa Trump posedon 232 vota.