Trajneri Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe nuk do të jetë pranë skuadrës për ndeshjet eliminatore të Euro 2021, ndaj Kosovës e Anglisë.
Pas testimit të kryer së fundmi, trajneri Bush, ka rezultuar pozitiv dhe në këtë situatë, është i detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpi, deri sa të kalojë virusin.
Në këtë situatë të ndodhur, kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Xhemal Mustedanagiç.
CHECK THIS OUTMgid
93vjeçari shqipëtar: Unë dhe gruaja ime i pastrojmë enët e gjakut
Njoftimi i FSHF-së:
Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Xhemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.