Sot po mbahet seanca e rradhës e Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë ku në rend dite janë disa pika për shqyrtim.
Që në fillim të seancës nuk ka kaluar pa u diskutuar për Stacionin e Autobusëve, pronë e cila së fundmi i është për shfrytëzim në afat 15 vjeçar një operatori privat.
Ishte Asambleisti i LB-së, Nezir Klinaku, ai i cili drejtoi pyetje përkitazi me këtë çështje duke marrë pastaj edhe disa sqarime nga i pari i Vushtrrisë për modalitetet e ndërtimit të një stacioni.
“Nuk e la në mandatin e parë pa e ndërtuar Stacionin e Autobusëve” ishte përgjigja përmbledhëse e Tahirit.