tete kyçe.
Bideni mban një avantazh të qartë mbi presidentin Trump në katër shtetet më të rëndësishme presidenciale, tregon një sondazh i ri. Sipas sondazhit në fjalë, njerëzit në këto shtete kanë dalë masivisht në zgjedhje, si duket, për të ndëshkuar presidencën e Donald Trumpit.
Bideni duket se ka fituar më bindshëm në Wisconsin, ku ai ka një shumicë të plotë të votave dhe udhëheq ndaj Trumpit me 11 pikë, 52 për qind me 41. Në hartën elektorale, Bideni duket se është një favorit shumë i madh në këto zgjedhje.
Bideni, sipas sondazhit, është duke kryesuar edhe në Aeizona, Florida dhe në Pennsylvania.
Ekspertët janë shprehur se harta tregon se Bideni mund të ketë afërsisht votat e Barack Obamës, më 2008, në kohën kur ky i fundit u bë kreu i Shtëpisë së Bardhë në kulmin e krizës ekonomike globale dhe kandidati tashmë i demokratëve ishte zëvendës i tij. Sondazhi i realizuar ka edhe marzh gabimi që shkon në disa shtete në 2.4 pikë e deri në 3.2 pikë, shkruan BW.
Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar që të hedhë dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve. Të shtunën në Pensilvani, ai u tha mbështetësve se kombi mund të priste për javë të tëra për të mësuar një fitues dhe se “gjëra shumë të këqija” mund të ndodhnin, ndërsa fletët e votimit numërohen në ditët pas zgjedhjeve.