Sot në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hajrullah Shala” në Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë me iniciativën e drejtorit, Hajdin Islami është themeluar për herë të parë Biblioteka e shkollës në këtë fshat.
“Jam i lumtur që kjo bibliotekë do t’u shërbejë me libra nxënësve tanë. Lajme të mira na presin edhe në ditët në vazhdim. Po ashtu do t’i vendosim edhe dollapët personal për secilin nxënës në klasa si dhe si do të vendosen kamerat e sigurisë”, ka thënë drejtori Islami.
Vetëm gjatë ditës së sotme biblioteka u pasura me 373 tituj librash që u blenë për nxënës nga klasat I-IX.
Ndryshe shkolla fillore “Hajrullah Shala” në fshatin Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë daton që nga viti 1971.