Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka folur rreth emërimit të djalit të tij, Flakron Shalës, si konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.
Shala tha se mendje krisurit në Kosovë po thonë që nuk bën djali i një politikani të jetë konsull, shkruan Gazeta Express.
“Cakin e kishin tek unë e jo të Flakroni. Me krenari e mbroj sot djalin tim, jo që është i imi. Mendjet e krisura në Kosovë thojnë që nuk bon me kon djali i politikanit. Të gjitha ministritë e njohin djalin tem, ama jo që është djali jem”, tha Shala në Klan Kosova.
Shala shkarkimin e djalit të tij e cilëson si hakmarrje politike. /Express/